E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bojkot total ndaj Vuçiç, shqiptarët e Luginës së Preshevës lënë bosh kutit e zgjedhjes së presidentit
Publik News

Bojkot total ndaj Vuçiç, shqiptarët e Luginës së Preshevës lënë bosh kutit e zgjedhjes së presidentit

Numër i vogël i shqiptarëve ushtruan të drejtën e tyre të votës në Serbi gjatë së dielës.

Megjithatë ata që votuan thonë që po zhvillojnë luftë me asimilimin.

Nga listat e votuesve janë larguar rreth 6 mijë shqiptarë për shkak të pasivizimit të vendbanimit. Në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të Serbisë, shqiptarët bojkotuan këto të fundit. Ata nuk morën fletëvotimin për president. Kjo për shkak se sipas tyre kreu i shtetit nuk i përfaqëson ata.

Nëpër qendrat e votimit në Preshevë e në Bujanovc, komuna këto të banuara me shumicë shqiptare u pa një numër i vogël i qytetarëve tek votonin, rreth 20 përqind e atyre të regjistruar. Derisa, u tha se pasivizimi i vendbanimeve të tyre po ndikon që të ketë më pak votues e u ftuan të votojnë masivisht.

Shqiptarët që jetojnë në Serbi garuan me dy lista në zgjedhjet parlamentare, atë të Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar me në krye Shaip Kamberin dhe Alternativën e Shqipërim Arifit. Lista e Kamberit bojktoi votimin për president, ndërkohë që Arifi votoi edhe në zgjedhjet presidenciale.

Shumë shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk e ushtruan të drejtën e votës, serbët e Kosovës u organizuan e me autobus udhëtuan për më serbi për të votuar në zgjedhjet parlamentare e presidenciale

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.