E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bojkoti i mazhorancës, Vokshi: Kërkojmë anulimin e mbledhjes së fundit të thirrur nga Ndreca dhe marrjen e masave për kthimin në normalitet të komisionit
Lajme

Bojkoti i mazhorancës, Vokshi: Kërkojmë anulimin e mbledhjes së fundit të thirrur nga Ndreca dhe marrjen e masave për kthimin në normalitet të komisionit

Kryetarja e Komisioni hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi në një komunikim për mediat ka deklaruar se për shkak të bojkotit nga ana e mazhorancës nuk është miratuar asnjë kërkesë për informacion.

VVVV

Ajo shton se i ka adresuar dy shpresa kryetares së Kuvendit, kreut të grupit parlamentar të PS dhe sekretariatit të Etikës, të anulohet mbledhja e fundit e thirrur nga Plarent Ndreca ku morën pjesë vetëm anëtarët e mazhorancës dhe miratuan në mënyrë ilegale një plan hetimor.

Vokshi thotë se po minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit, ndërsa ka kërkuar edhe përjashtimin nga komisioni të Plarent Ndrecës dhe Milva Ekonomit, si persona të cilët janë në konflikt interesi dhe po pengojnë, punën e komisionit.

Vokshi: Ata që kanë qenë pjesë e koncesioneve e kanë konsideruar si sukses dhe nuk mund te kenë dëshirën për ti hetuar këto koncesione. Ndaj sot jemi në bojkot nga ana e mazhorancës. Për mungesë të kuorumi nuk mundëm të  miratojmë asnjë kërkesë për informacion.

I kemi adresuar dy shkresa kryetares së Kuvendit dhe Çuçit, po ashtu edhe sekretariatit të Etikës ku i kemi kërkuar anulimin e mbledhjes së fundit të thirrur në mënyrë ilegale nga Ndreca ku morën pjesë vetëm deputetet e mazhorancës ku kanë miratuar në mënyrë ilegale edhe një plan hetimor, i cili nuk heton koncesionet, por pengon hetimin e tyre.

Është plan që bie ndesh me ngritjen e këtij komisioni dhe propozon instrumenta skandaloze si ai i intervistave të mbyllura që lënë hapësira për blerjen për t’i mbyllur gojën deputetëve të këtij komisioni.

Nikollës sot i kemi vënë në dispozicion dy dokumenta me firmat e deputetëve të mazhorancës. E paprecedentë ajo që ka ndodhur, kanë rrëmbyer drejtimin e komisionit, duke bërë votim me shkrim dhe votim në protokoll.

Anëtari i Komisionit Hetimor për kontratat koncensionare në shëndetësi, Petrit Vasili, në konfercën për media pasi mazhoranca bojkotoi mbledhjen është shprehur se ka një tentativë nga ana e këtyre të fundit për të mbrojtur hajdutërinë.

komisioni hetimor ne shendetesi pa mazhorancen

Vasil i ka cilësuar ‘karagjozë dhe halakë’ socialistët, teksa thotë në mbledhjen e së enjtes së kaluar vazhduan mbledhjen në orën 14:50, ndërkohë që në orën 13:00 kishin dhënë votën e tyre pro.

“Që të kuptoni sa e rëndë dhe sa qesharake është situate ku ndodhemi, këta zotërinj ditën e enjte të javës që shkoj, kërkojnë që të vazhdojë mbledhja 14:50 për të votuar pikat e rendit të ditës.

Po këta kishin votuar që në orën 13:00 depozitojnë votën e tyre pro, në protokoll.

Për të mbrojtur hajdutërinë janë kaq qesharak. Këta janë ‘karagjozë dhe halabakë’ që kanë ardhur këtu në këtë komision”, tha Vasili.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.