E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bora  dhe Donaldi takohen me Romeon
Lajme

Bora dhe Donaldi takohen me Romeon

Moderatorja Bora Zemani është futur sonte në BBV dhe ka takuar Romeo Veshajn.

Takimi ishte shumë prekës, ku Bora i dha dhe mesazhin se ishte krenare për të dhe se ai meriton gjithcka.

“Jam shumë krenare për ty, ti meriton cdo gjë. Pak dinë të jenë njerëzor dhe me zemër të madhe sic je ti.

Suksesi më i madh është të rrethohesh me dashuri”, tha Bora.

“Je heroi im”/ Donaldi surprizon Romeon në finalen e madhe,

Sonte ka qenë një mbrëmje plot surpriza për aktorin Romeo Veshaj.

Ai ka takuar njerëzit e tij më të afërt duke përcjellë emocione shumë të forta.

Gaz Paja, Bora Zemani, Elvana Gjata dhe në fund takimi i shumëpritur ishte ai me vëllain e tij binjak, aktorin Donald Veshaj.

Të dy të përlotur përqafuan njëri-tjetrin ndërsa pati dhe një kërkim falje nga ana e Donaldit pasi shumë herë është sulmuar për shkak të eksperiencës së tij në BBV 1.

Por pavarësisht të gjithave, Donaldi tha se Romeo është heroi i tij.

“Ti nuk ke lidhje me mua. Ti je shumë herë më i mirë se unë. Ti nuk shkel nën brez, ti nuk shkel në familhe, ti je shembull, je heroi im”, kanë qenë disa nga fjalët që Donaldi i ka thënë Romeos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.