E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bordi i Transparencës tallet sërish me xhepat e shqiptarëve
Lajme

Bordi i Transparencës tallet sërish me xhepat e shqiptarëve

Xhepat e qytetarëve shqiptarë do të zbrazen edhe më shumë pas vendimit të radhës nga Bordi i Transparencës. Ditën e sotme, më 16 Maj 2026, Bordi ka njoftuar një tjetër rritje të çmimeve të karburanteve në tregun vendas, duke rënduar sërish konsumatorët.

Nga ora 13:00 e ditës së sotme, çmimet e reja tavan që do të zbatohen në të gjitha pikat e shitjes janë:

Nafta (Gazoil): Rritet me 4 lekë, duke arritur vlerën e 202 lekëve për litër (nga 198 që ishte). Shitja me shumicë është caktuar jo më shumë se 190 lekë/litër.
Benzina: Rritet me 3 lekë, duke shkuar në 188 lekë për litër (nga 185 që ishte). Shitja me shumicë është caktuar jo më shumë se 176 lekë/litër.
Këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e radhës.

Sipas sqarimit zyrtar të Bordit, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, një ulje e mundshme e akcizës në masën 80% aplikohet vetëm nëse nafta kalon kufirin prej 220 lekë/litër ose benzina kalon 200 lekë/litër.

Duke qenë se çmimet e rritura sot mbeten nën këto kufij, akciza do të vazhdojë të paguhet e plotë në masën 100%, duke mos ofruar asnjë lloj lehtësimi financiar për xhepat e qytetarëve.

Edhe pse Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se janë të angazhuara për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe konkurrencën e ndershme, për qytetarët ky vendim mbetet thjesht një rritje e radhës që vështirëson jetesën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.