E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Boris Johnson ishte shumë pranë vdekjes
Lajme

Boris Johnson ishte shumë pranë vdekjes

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka qenë shumë pranë vdekjes.

Lajmin e japin miqtë e shefit të qeverisë, të cilit iu desh tpë kalonte disa netë në terapi intensive për shkak të infektimit me Koronavirus, raporton “Daily Mail”.

Siç rrëfejnë ata, kryeministri u tha atyre se ua kishte borxh jetën mjekëve dhe infermierëve të spitalit St Thomas ‘në Londër.

“Nuk mund t’i falënderoj aq sa duhet”, citohet të ketë thënë Johnson, përcjell Syri.net.

Gjendja e kryeministrit britanik u rënda aq shumë në një moment, sa ministrat dhe ndihmësit e kabinetit u lutën për të.

Boris Johnson doli pozitiv në testin për COVID-19 më 27 mars, por simptomat e tij ishin të lehta ndaj dhe u mjaftua thjesht me një vetëkarantim/. Por pak ditë më parë ai u dërgua me urgjencë në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen, ku qëndroi disa ditë edhe në terapi intensive.

Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore tashmë paraqitet e mirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.