E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braçe ‘i papërmbajtshëm’: Nëse do flisja troç, në këtë vend do bëhej nami
Lajme

Braçe ‘i papërmbajtshëm’: Nëse do flisja troç, në këtë vend do bëhej nami

Pas deklaratës se do të hyjë në garë për Bashkinë e Tiranës, Erion Braçe vijon të mbetet një nga emrat më të komentuar në skenën politike.

Gjatë ditës së dytë të Festivali i Gazetarisë “Pyet”, deputeti socialist u ndal te fenomeni i dezinformimit dhe sfidat që e shoqërojnë atë, duke kërkuar një rol më aktiv nga shteti dhe duke ngritur shqetësime për mungesën e transparencës institucionale.

Duke marrë fjalën pas Aldor Ninit të “Acromax”, Braçe deklaroi: “Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”.

Në vijim, ai u ndal edhe te siguria juridike, duke theksuar rëndësinë që çdo qytetar të ndihet i mbrojtur nga ligji. Sipas tij, mënyra se si në disa raste veprojnë institucionet mund të përkthehet në abuzim të hapur.

“Një çështje që është shumë e rëndësishme, ka një gamë shumë të gjerë. Nuk është vetëm dezinformimi, brenda strategjisë kemi listuar disa aspekte të keqinformimit, apo të informimit që shkakton dëm. Duke nisur nga dezinformimi dhe keqinformimi dhe në fund fare edhe me propagandën. Për ta adresuar këto problematika, kryesisht me ndërhyrje të huaja, ndërsa brenda vendit me ndërhyrje politike”, tha ai.

Braçe theksoi gjithashtu se një ndër problemet më shqetësuese mbetet mungesa e transparencës dhe reagimit nga institucionet shtetërore: “Çështja e transparencës dhe çështja e përgjigjes së institucioneve qeveritare është kthyer në një problem shumë të madh. Jo vetëm për qytetarët, por edhe për vetë institucionet, Kuvendin e deputetët”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.