E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braçe paralajmëron masa disiplinore dhe largime nga administrata…
Politikë

Braçe paralajmëron masa disiplinore dhe largime nga administrata…

 Të gjithë nëpunësit që janë përfshirë në akte dhune gjatë fushatës për votimet e 30 qershorit do të largohen nga administrata.

Paralajmërimi bëhet nga zv/kryeministri Erion Braçe, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin parlamentar të Ligjeve mbi sjelljen dhe veprimtarinë e administratës shtetërore gjatë votimeve të 30 qershorit.

“Janë marrë masat për nisjen e procesit disiplinor deri në largim nga administrata publike të nëpunësve që u përfshinë në akte të dhunshme gjatë fushatës zgjedhore”, tha ai.

Si drejtues i task forcës, Braçe tha se është monitoruar përdorimi i burimeve njerëzore, financiare apo logjistike të administratës gjatë procesit zgjedhor.

“Gjatë orarit zyrtar të punës është e ndalur pjesëmarrja në veprimtari politike, në fushatë zgjedhore ose parti politike. U monitorua po ashtu veprimtaria e nxënësve gjatë orarit mësimor dhe nuk rezultoi asnjë rast i përfshirjes së tyre në fushatë elektorale .Jemi në fazën e mbledhjes së të dhënave për hartimin e raportit përfundimtar i cili do të përfshijë gjithë periudhën zgjedhore. Mirëpresim raportimin e rasteve kur këta nëpunës të administratës civile janë përfshirë në akte gjatë procesit të administrimit zgjedhor të ndaluara nga ligji dhe pa asnjë diskutim do t’i largojmë nga shërbimi civil”, u shpreh ai.

Pavarësisht këtij qëndrimi dhe paralajmërimi të ashpër nga Braçe, nuk dihet nëse këto masa vlejnë edhe për punonjësit e bashkive të opozitës. Këta të fundit qenë protagonist kryesore të dhunës ndaj KZAZ-ve dhe dëmtimit të materialeve zgjedhore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.