E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braçe shpërthen ndaj KOKSH: Gllabëron miliona euro, s’prodhon asgjë
Lajme

Braçe shpërthen ndaj KOKSH: Gllabëron miliona euro, s’prodhon asgjë

“Futbolli po vdes, fondet shpërndahen si qoka”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shpërthyer me akuza të forta në Kuvend ndaj mënyrës se si shpërndahen fondet publike për sportin, duke vënë në shënjestër Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe politikat e ndjekura nga Ministria e Financave.

Braçe theksoi se ndërsa futbolli mbetet i vetmi sport që vazhdon të përmirësojë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, mbështetja e shtetit për këtë sektor është zero. Në të kundërt, miliona euro nga taksat e qytetarëve, sipas tij, derdhen çdo vit në llogaritë e KOKSH-it pa sjellë asnjë rezultat konkret apo produkt sportiv.

Reagimi i deputetit socialist erdhi gjatë diskutimit për Aktin Normativ të shpërndarjes së fondeve, ku KOKSH, i drejtuar nga Fidel Ylli, rezulton sërish përfituesi kryesor. Braçe e cilësoi të pajustifikuar shumën prej 2.2 milionë eurosh, të akorduara vetëm për kuota dhe pjesëmarrje në aktivitete sportive.

“Kemi disa vite që i çojmë para Komitetit Olimpik dhe ai duhet të prodhojë produkt. Nuk mund të bëhen politikat buxhetore sipas afeksionit që cilido ka për një sport të caktuar: Blendi për padelin, Taulanti për boksin apo dikush tjetër për ping-pongun,” u shpreh Braçe me tone ironike, duke akuzuar qeverinë për shpërndarje fondesh sipas preferencave personale dhe jo interesit publik.

Deputeti socialist ngriti shqetësimin se sporte elitare si futbolli, që kanë sjellë dy pjesëmarrje historike të Shqipërisë në Kampionatin Europian dhe kanë kthyer vendin në kryefjalë të mediave ndërkombëtare, po lihen në harresë totale nga shteti.

“Futbolli është një nga sportet që po jep shpirt në këtë vend. Superliga po mbahet gjallë vetëm nga disa presidentë me paratë e tyre. Shteti nuk ofron asnjë lehtësi, asnjë mbështetje,” deklaroi Braçe, duke shtuar se fondet publike duhet të shkojnë te sportet masive dhe me rezultate, e jo të shpërndahen si “qoka”.

Sipas tij, një pjesë e parave që kalojnë përmes KOKSH-it përfundojnë te klube të drejtuara nga administratorë të lidhur me pushtetin, pa ndikuar realisht në zhvillimin e sportit në bazë apo te të rinjtë.

Braçe e mbylli reagimin e tij me një mesazh të qartë: paratë e qytetarëve duhet të përdoren për sportin që ka masivitet dhe rezultate konkrete, dhe jo të menaxhohen sipas dëshirave individuale nën siglën e Komitetit Olimpik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.