Braçe shpërthen ndaj Tatimeve: I pyet për vezë, përgjigjen për bomba
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke e akuzuar për mungesë transparence dhe bllokim të qëllimshëm të informacionit publik.
Braçe bëri me dije se prej më shumë se dy muajsh ka paraqitur një kërkesë zyrtare për informacion, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. Sipas tij, institucionet shtetërore po shmangin detyrimin ligjor për të kthyer përgjigje, veçanërisht kur pyetjet nuk janë të përshtatshme për to.
Ai theksoi se ka raste kur administrata ose nuk përgjigjet fare, ose devijon qëllimisht nga pyetja, duke dhënë informacione që nuk kanë lidhje me kërkesën fillestare. Braçe e cilësoi këtë sjellje si të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet bazë të transparencës dhe llogaridhënies.
Sipas deputetit socialist, fakti që një institucion refuzon të japë informacion vetëm sepse nuk i pëlqen përmbajtja e pyetjes, përbën një problem serioz për funksionimin e shtetit dhe respektimin e ligjit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



