Braçe thumbon Ramën pas përplasjeve në mbledhjen e socialistëve
“Karriget s’janë qëllim, Partia të forcohet duke u hapur”
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar publikisht pas zhvillimeve të fundit brenda selisë rozë, duke përcjellë një mesazh për drejtimin dhe të ardhmen e kësaj force politike.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe u ndal te rëndësia e hapjes së partisë dhe përfshirjes së zërave të rinj, duke theksuar se rritja e Partisë Socialiste lidhet drejtpërdrejt me aftësinë për të pranuar individë që duan të kontribuojnë me ide dhe energji të reja. Sipas tij, ky është një proces i domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e mëtejshëm të së majtës në vend.
Ai theksoi se diskutimet në mbledhjen e degës së PS-së për Njësinë 5, të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, pas takimit të mëhershëm në Pallatin e Brigadave, kanë pasur në fokus pikërisht këtë qasje.
“Përforcimi i Partisë Socialiste përmes hapjes dhe përfshirjes së të majtëve që duan të zhvillojnë idetë e tyre së bashku me ne, është një objektiv që kërkon vëmendje të vazhdueshme”, shprehet Braçe.
Në mesazhin e tij, deputeti nënvizoi edhe një parim që, sipas tij, duhet të udhëheqë çdo angazhim politik: rëndësinë e punës mbi ambiciet personale. “Karriget nuk janë qëllim në vetvete, ajo që ka vlerë është puna dhe kontributi real”, u shpreh ai.
Reagimi i Braçes vjen në një moment delikat për socialistët, pasi në të njëjtën ditë u raportua për tensione në një mbledhje me dyer të mbyllura mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali, çka ka shtuar vëmendjen mbi zhvillimet e brendshme në parti.
Reagimi i plotë në Facebook:
PARTIA SOCIALISTE ESHTE SHTEPIA JONE;
EDHE E IMJA! PS5ESHTE THELBI, ORIGJINA!
Sot me Asamblene e PS5 kemi bere nje mbledhje shume te mire-te qete, duke folur per shqetesime qytetare dhe te vete partise ne kete njesi, sy me sy e me qellim te qarte zgjidhjen e tyre; respekti per mundin e sakrificen e gjithkujt ne kete organizate, eshte jetik per te tashmen e te ardhmen; puna eshte thelbi yne dhe per te folem, secili dhe te gjithe bashke, duke u perqendruar vecanerisht tani ne te-koha iken e nuk kthehet, ndaj vlen shume tani.
FORCIMI I PS DUKE U HAPUR, PRANUAR, PERFSHIRE TE MAJTE QE DUAN TE ZHVILLOHEN E ZHVILLOJNE IDETE E TYRE BASHKE ME PS, ishte nje tjeter qellim i mire per te cilin folem e do flasim edhe me tej!
KARRIGET NUK JANE KURRE QELLIM, PUNA E PUNET VLEJNE!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



