E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braktisja e 3 fëmijëve të mitur në Durrë, babai kërkon kujdestarinë
Lajme

Braktisja e 3 fëmijëve të mitur në Durrë, babai kërkon kujdestarinë

I ati i padit nënën në gjykatë

Denis Hajmerraj, babai i tre fëmijëve të mitur që u prekën nga zgjebja për shkak të kushteve jo të mira higjeno-sanitare të krijuara nga nëna e tyre, Blerina Basha, i është drejtuar Gjykatës së Durrësit për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.

Mësohet se kërkesa është dorëzuar në sekretarinë e gjykatës, ku Hajmerraj ka kërkuar heqjen e kujdestarisë nga Blerina Basha dhe kalimin e saj tek ai.

Në padinë e tij, babai i fëmijëve ka paraqitur prova të shumta, duke argumentuar se ish-gruaja e tij nuk është në gjendje fizike, sociale, emocionale dhe ekonomike për të kujdesur për tre fëmijët. Ai ka dorëzuar gjithashtu faturat financiare të paguara për shkollimin e fëmijëve në Breshia, Itali, duke treguar se ata kanë ndjekur rregullisht shkollën gjatë kohës që jetonin me të.

Si prova shtesë, në gjykatë janë dorëzuar video nga rrjetet sociale TikTok dhe Instagram, që sipas babait tregojnë se Blerina Basha nuk kujdeset për fëmijët dhe kalon kohë duke qëndruar live me burra të tjerë.

Hajmerraj ka bërë të ditur edhe udhëtimet e shpeshta jashtë shtetit të ish-gruas, duke dorëzuar të dhëna nga sistemi TIMS, që tregojnë largimin e saj pa praninë e tre fëmijëve.

Në ditët në vijim pritet të hidhet shorti elektronik për zgjedhjen e gjyqtarit që do të shqyrtojë këtë rast të kujdestarisë.

Rasti i tre fëmijëve të prekur nga zgjebja mori vëmendje të madhe publike pasi ata u zbuluan fillimisht nga komshinjtë e pallatit dhe më pas nga gjyshja e tyre, që vuri re kushtet higjeno-sanitare të rënda. Fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë për rreth një muaj e gjysmë. Pas kësaj, Blerina Basha u procedua nga policia e Durrësit për “Keqtrajtim të të miturve”.

Më herët, psikologia e shkollës “Bajram Curri” kishte raportuar rastin në bashkinë e Durrësit për të marrë masa sociale, por deri në publikimin e ngjarjes nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.