E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Breshëri automatiku, si ndodhi sulmi në shtëpinë e babait të Klodiana Lalës
Lajme

Breshëri automatiku, si ndodhi sulmi në shtëpinë e babait të Klodiana Lalës

Banesa e gazetares Klodiana Lala është sulmuar gjatë natës, nga persona të paidentifikuar.  Sipas informacioneve  është qëlluar gjatë natës me breshëri automatiku në drejtim të banesës së  saj.

Mësohet se plumbat kanë prekur muret e banesës, si edhe kasën e derës së jashtme te saj, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja.

Në çastin e të shtënave, në banesë ndodheshin familjarët e gazetares Lala vëllai, babai, ndërsa vetë ajo së bashku me dy vajzat e mitura, ishin aty deri në orët e vona të mbrëmjes. Shtëpia e prindërve është si një shtëpi e dytë për gazetaren Klodiana Lala, pasi në pjesën më të madhe të ditës, prindërit e saj mbajnë vajzat e vogla të saj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.