Broja jashtë, Maran befason me listën e Kombëtares Shqiptare
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 futbollistët e grumbulluar për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.
Lista e teknikut italian sjell disa rikthime. Në skuadër janë përfshirë sërish Marash Kumbulla, Rey Manaj dhe Ernest Muçi, ndërsa emri që bie më shumë në sy është ai i Etrit Berishës.
Portieri 37-vjeçar rikthehet në Kombëtare pas një mungese të gjatë, ndërsa grumbullimi i tij vjen edhe në kushtet e mungesës së Thomas Strakoshës, i cili është i dëmtuar.
Maran ka përfshirë në listë edhe dy futbollistë që marrin për herë të parë ftesë me Kombëtaren A: mbrojtësin Samuele Sina dhe sulmuesin Sabah Kerjota.
Në konferencën për shtyp, Maran tha se është bazuar te forma e momentit dhe se për disa pozicione ka pasur dilema deri në fund. Sipas tij, numri i lartë i lojtarëve në disa role lidhet me nevojën për të pasur alternativa gjatë ndeshjeve.
Jashtë listës kanë mbetur Thomas Strakosha, Arlind Ajeti, Nedim Bajrami, Nazmi Gripshi, Jasir Asani dhe Armando Broja.
Shqipëria nis grumbullimin më 21 shtator në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë do të përballen më 26 shtator me Bjellorusinë në “Air Albania”, ndërsa në vijim janë programuar edhe ndeshjet ndaj San Marinos, Finlandës dhe sërish San Marinos.
Lista e plotë e Kombëtares
Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Simon Simoni.
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj, Ivan Balliu.
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi, Sabah Kerjota.
Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni, Cristian Shpendi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




