Brukseli i kërkon llogari Tiranës me prova konkrete
McAllister: Duam gjyqësor të pavarur dhe rezultate konkrete kundër korrupsionit
Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, David Mcallister u shpreh në video-mesazhin e tij për Konferencën Ndërparlamentare Shqipëri-BE, se forcimi i pavarësisë së gjyqësorit është sfida e vendit tonë drejt integrimit europian.
Mcallister theksoi se tashmë duhen arritur rezultate të qëndrueshme në luftën ndaj korrupsionit, ndërkohë që kërkoi garanci që institucionet publike t’u shërbejnë qytetarëve.
Mcallister: I afron ekonomitë me njëra-tjetrën forcën institucionet dhe ndihmon qëndrueshmërinë afatgjatë në kontinentin tonë. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e ka përforcuar më tej rëndësinë strategjike të zgjerimit të BE-së.
Mbajtja e BP në një gjendje të zgjatur pasigurisë mund të dobësojë mbështetjen për reformat dhe krijon mundësi që palë të treta të zgjerojnë ndikimin e tyre negativ. BE duhet t’i çojë përpara negociatat sa herë që përmbushen kriteret e dakordësuara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



