E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Amendamenti i Ramës/ Ambasadori i BE: Të mos preket reforma në drejtësi
Bota

Amendamenti i Ramës/ Ambasadori i BE: Të mos preket reforma në drejtësi

Ambasadori i Bashkimi Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, reagoi lidhur me nismën e mazhorancës për ndryshime ligjore që synojnë të pengojnë pezullimin e ministrave nga detyra.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, diplomati europian theksoi se reforma në drejtësi nuk duhet të cenohet nga asnjë nismë ligjore.

Ai nënvizoi se Bashkimi Europian po ndjek me vëmendje çdo iniciativë që lidhet me shtetin e së drejtës dhe pret që të ketë konsultime për çdo ndryshim të propozuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për sistemin e drejtësisë.

“Ne i ndjekim nga afër nismat e qeverisë që kanë lidhje me shtetin ligjor, jo vetëm se jemi në merak për harmonizimin e tyre me atë të BE, por edhe që të mos prekin reformën e drejtësisë. Sa i takon prekjes apo ndikimit që kanë në këtë rast nuk do kisha një koment në këtë rast. Presim që të konsultohemi për këto nisma”, tha ambasadori Gonzato.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.