E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryediplomati i BE-së shmang Berishën: Nuk do e takoj!
Bota

Kryediplomati i BE-së shmang Berishën: Nuk do e takoj!

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamenti Europian, David McAllister, gjatë një konference për mediat në Tiranë bëri të ditur se ka zhvilluar takime me përfaqësues të opozitës shqiptare, përfshirë disa nga drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike.

Ai sqaroi se gjatë vizitave në vende jashtë Bashkimit Europian është praktikë e zakonshme që delegacionet europiane të zhvillojnë takime si me përfaqësues të qeverisë, ashtu edhe me drejtues të opozitës për të pasur një panoramë të plotë politike.

“Kur udhëtojmë në vende të 3-ta, takohemi dhe me udhëheqës e përfaqësues të opozitës. Sot jemi takuar me 3 përfaqësues të PD dhe të tjerë të partive opozitare. U takova me Bardhin, Tabakun dhe Vokshin, por nuk do të takohem me Berishën sepse do të iki në aeroport”, tha ai.

McAllister konfirmoi se pati takime me Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi, ndërsa nuk do të zhvillonte një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për shkak të axhendës së tij dhe largimit të menjëhershëm drejt aeroportit pas konferencës.

Gjatë deklaratës për mediat, zyrtari i lartë europian u ndal edhe te disa çështje që, sipas tij, janë vendimtare për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimi Europian. Ai renditi tre prioritete që lidhen me vlerat themelore të BE-së, duke nisur nga lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve të drejtësisë.

“Dëshiroj që të ngre edhe tre argumente që janë shumë të rëndësishme për BE se kanë lidhje me vlerat themelore. Ekziston nevoja për ta ruajtur forcën shtytëse në luftën kundër korrupsionit. Shumë është arritur në këtë fushë, por ende nuk është në nivelin e kënaqshëm. Javën që shkoi doli raporti i Transparency International ku Shqipëria ka humbur në renditje 11 vende më poshtë. Është e nevojshme që të ketë një zbatim të plotë të legjislacionit, plotësim me staf të strukturave të drejtësisë, të mos ketë ndërhyrje politike në to dhe duhet që politikanët të udhëheqin duke dhënë ata shembullin”, tha ai.

McAllister theksoi se progresi në luftën kundër korrupsionit duhet të vazhdojë me ritëm të qëndrueshëm, duke iu referuar edhe raportit të fundit të Transparency International, i cili evidenton rënien e Shqipërisë me 11 vende në renditjen globale për perceptimin e korrupsionit.

Një tjetër pikë kyçe, sipas tij, mbetet reforma zgjedhore. Ai nënvizoi se vendi ka nevojë për një reformë reale dhe gjithëpërfshirëse, e cila duhet të zbatojë rekomandimet e ODIHR për të garantuar procese zgjedhore të besueshme dhe në përputhje me standardet europiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.