E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Budallallëk të përgjigjesh”, Noka replikon me Fugën: Nuk ke guximin të…
Publik News

“Budallallëk të përgjigjesh”, Noka replikon me Fugën: Nuk ke guximin të…

Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar menjëherë pas deklarimeve të sotme të Endri Fugës dhe Ulsi Manjës, të cilët u munduan të “sfumojnë” dy skandalet e fundit në të cilat është përfshirë kryeministri Rama dhe qeveria e tij.

Në një reagim në rrjetet sociale, Noka shkruan se Edi Rama i dha 15.6 milionë euro baxhanakut të tij dhe 17.3 milionë euro Papulit që I ndërtoi vilën në Surrel, ndërkohë që nuk ka guxim të përgjigjet, por fshihet pas Ulsiut dhe Fugës.

Ja postimi I plotë I Flamur Nokës.  

Jep 15.6 milion euro nga parate e shqiptareve baxhanakut te tij,
Jep 17.3 milion euro Papulit qe i ndertoi vilen ne Surrel
Kercenon gjyqtarin ne Strasburg qe ti hap rruge vjedhjes se pronave te shqiptareve dhe nga ana tjeter nuk ka guximin te pergjigjet por fshihet pas Ulsiut e Fuges.
Ky eshte Edi Rama…..

Denoncimi i PD: Rama i dha mikut të tij, Agron Papulit, tender 1.8 milionë euro për makina me qira

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një deklaratë për mediat u shpreh se buxheti i shteti po shpërndahet me shpejtësi tek ata që ai i quan klientë të familjes së kryeministrit.

Ai ka denoncuar një rast, duke thënë se në korrik, kompanitë e Agron Papulit, që e cilësoi si mik të kryeministrit, morën 1,8 milionë euro nga dhënia me qira e makinave për policinë.

“Marrja me qera e makinave është korrupsion i pastër për të pasuruar financuesin e Edi Ramës, kjo sepse harxhohen miliona euro për makina me qera dhe makinat nuk i mbeten policisë, por i rikthehen përsëri mikut të Ramës. Kostoja e marrjes me qera të makinave është më e madhe sesa blerja e tyre”, deklaroi më tej deputeti Noka.

84c45a85-bd92-4690-91f2-83d6324e81cf

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI FLAMUR NOKA

Edi Rama, po tregon çdo ditë se qëllimi i pushtetit të tij nuk ka qenë dhe nuk është qeverisja e shqiptarëve, por vjedhja dhe pasurimi i tij dhe i oborrtarëve të tij.

PD denoncoi një ditë më parë provën e dokumentuar se si qeveria e Edi Ramës, i ka dhënë baxhanakut të tij Armand Frangu, 41 tendera me vlerë 15.6 milion euro.

Ky nuk është rasti i fundit.

Sot, po bazuar në dokumente zyrtare, po denoncojmë faktin se si Edi Rama vijon të favorizojë një ndër binzesmenët e afërt të tij, duke i dhënë miliona euro nga buxheti i shtetit, me gjithë denoncimet e shpeshta publike.

Kompanisë së mikut të Ramës, Agron Papuli, siç provohet edhe në dokumentet zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik në muajin korrik të këtij viti i është dhënë tenderi e rradhës. Bëhet fjalë për një tender me objekt “qira operacionale automjetesh nga Policia e Shtetit, 1.8 milion euro.

Marrja me qera e makinave është korrupsion i pastër për të pasuruar financuesin e Edi Ramës, kjo sepse harxhohen miliona euro për makina me qera dhe makinat nuk i mbeten policisë, por i rikthehen përsëri mikut të Ramës. Kostoja e marrjes me qera të makinave është më e madhe sesa blerja e tyre.

Favorizimi me tendera muk ndalet vetem me makinat e policisë. Në dy vitet e fundit, nga kompania shtetërore OSHEE, kompanitë e preferuara të Ramës, në pronësi të Agron Papulit kanë përfituar 6 tendera, me vlerë 4.3 milion euro.

Ky është një korrupsion i paracaktuar dhe një akt korruptiv kriminal, pasi të gjitha specifikat e tenderave për makinat në qeverisjen e Edi Ramës janë përcaktuar nga vetë Agron Papuli duke pamundësuar garën për të tjerët.

Janë 127 tendera që i janë dhënë mikut të kryeministrit, Agron Papuli, që prej ditës që qeveris Edi Rama. Duke bërë një llogari të thjeshtë, rezulton se nga buxheti i shtetit për mikun e kryeministrit Agron Papuli, janë dhënë 17.3 milion euro.

1.8 milionë eurot e përfituara në korrik të këtij viti janë kësti i fundit i një politike arrogante të kryeministrit, i cili buxhetin e shtetit e shpërndan ekskluzivisht për familjen e tij, baxhanakun, miqtë e deputetëve të partisë si dhe për oligarkët që pastrojnë paratë dhe paguajnë tarifën tek kryeministri.

Por zullumi i kësaj qeverie s’ndalet së trashuri, prandaj klika e baxhanakëve, e miqve të gruas dhe e grave të miqve s’mund të mbijetojë gjatë.

Shqiptarët nuk do të lejojnë që Edi Ramës t’i jepet shansi ta privatizojë edhe buxhetin e vitit të ardhshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.