E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bujar Kapexhiu:Edi Rama është një vizatues shumë i mirë
Lajme

Bujar Kapexhiu:Edi Rama është një vizatues shumë i mirë

Çdo fjalë e tyre është një punë e re për të. Është njeriu që kritikon çdo ditë politikanët. I ftuar në emisionin Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, Bujar Kapexhiu atë që e shpreh nëpërmjet karikaturave dje e shprehu edhe me fjalë për Edi Ramën dhe Erion Veliajn gati si një kartolinë urimi.

“Unë kam qenë rektor i akademisë së Arteve dhe mund të them se Edi Rama është një vizatues shumë i mirë dhe ishte një pedagog shumë i mirë. Më kujtohet që arritën të më bënin presion për ta larguar nga puna si pedagog, por nuk e bëra. Ai realisht ishte një pedagog shumë i mirë. Edhe pse në karikaturat e mia unë shpreh defektet e dhe gabimet në punën e tij, nuk mund tia mohoj këtë gjë”.

Ai me tej i dhuroi aktorit Julian Deda 12 karikatura të Veliajt:

“Për Erion Veliajn shpreh konsideratë. Unë kam përgatitur një kalendar me 12 karikaturat e mia me Erion Veliajn dhe meqënëse Julian Deda e kritikoi këtu, unë po ia bëj dhuratë këtë kalendar LIVE Dedës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.