Bulqizë/Shkon në 80 numri i personave të helmuar , ja dyshimet e para
80 qytetarë të Bulqizës janë paraqitur të dielën në Spitalin e Bulqizës me simptoma helmimi.
Ende nuk është përcaktuar shkaku i helmimit, pasi rastet e paraqitura në spital vijnë nga zona të ndryshme të qytetit dhe jo vetëm nga një lagje apo fshat specifik.
Për të zbardhur këtë ngjarje, janë marrë analizat e ujit të pijshëm nga Njësia e Kujdesit Shëndetësor së bashku me Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve Dibër në 7 (shtatë) pika në disa zona të qytetit.
Personat e helmuar, që kanë marrë mjekim në Spitalin e Bulqizës, deklarojnë se kanë pasur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke. Shumë prej tyre dyshojnë se shkaku i helmimit është uji i pijshëm.
Në Lagjen e Re, prej më shumë se një viti po kryhen punime për rehabilitimin e ujërave të zeza.
Një situatë e tillë është e përsëritur në Bulqizë dhe njësitë administrative përreth, pasi banorët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në disa raste të mëparshme për shkak të helmimit nga uji.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



