E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Burgu në Maqedoninë e Veriut, mbushur me thika drogë e celularë
Lajme

Burgu në Maqedoninë e Veriut, mbushur me thika drogë e celularë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka kryer një aksion në burgun e Idrizovës, ku janë gjetur 63 celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni dhe drogë.

burgu i idrizoves

Ndërkaq, gjatë kontrolleve, policia është përleshur me të burgosurit, pasi ata kanë tentuar të bëjnë rezistencë.

Si rezultat i kësaj përleshje kanë mbetur të lënduar 10 policë dhe disa të burgosur.

“Janë gjetur 63 celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni dhe drogë. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, një grup më i madh i të burgosurve u mblodh dhe bënë rezistencë aktive, por pas masave dhe aktiviteteve u mposhtën. Në këtë mënyrë u plagosën 10 policë dhe u plagosën edhe disa nga të burgosurit”. Pas dokumentimit të rastit, nga MPB më tej deklarojnë se  do të bëhen parashtresat përkatëse. Përndryshe kjo nuk është hera e parë që policia futet në burgun e Idrizovës. Raste të njëjta ka pasur edhe më herët”, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

teleona te sekuestruar ne burgun e idrizoves

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.