E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bushati kërkon mbledhje me PS e Shkodrës, ata i tregojnë pamjet e përmbytjeve
Publik News

Bushati kërkon mbledhje me PS e Shkodrës, ata i tregojnë pamjet e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm dhe deputeti i Shkodrës, Ditmir Bushati ka gjetur kohën më të keqe për të thirrur në mbledhje anëtarët e PS-së së këtij qarku.

Prej ditësh zona është nën pushtetin e ujit dhe thirrja nga Tirana për të bërë një mbledhje partie nuk është pritur mirë.

Një mesazh në grupin e Whatsapp të Komitetit Drejtues të PS në Shkodër njoftoi socialistët për mbledhjen e urdhëruar nga Tirana.

Si përgjigje, shkodranët i nisën një foto nga zonat e përmbytura. Shkëmbimi i mesazheve mund të shihet më lart:

Rilindja duket e dorëzuar përballë problematikës së përmbytjeve që përsëriten çdo vit, si në veri ashtu edhe në jug të vendit.

Është bërë e zakonshme, që në zonat e përmbytura dërgohet ushtria për rastet emergjente, ndërsa objektivat për t’i dhënë fund njëherë e mirë fenomenit, janë harruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.