E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bushati quan  drejtësinë e re, si ajo e Enver Hoxhës: SPAK dhe GJKKO, fiks si ushtarë të bindur të Ramës
Lajme

Bushati quan drejtësinë e re, si ajo e Enver Hoxhës: SPAK dhe GJKKO, fiks si ushtarë të bindur të Ramës

Analisti Andi Bushati, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, theksoi se gjendja në të cilën ndodhet drejtësia e re në Shqipëri është në një pikë që po përdoren më keq se gjykatat e kohës së Enver Hoxhës.

Sipas Andi Bushatit, çështja ‘Beleri’ është fiks se si po vepron SPAK dhe GJKKO, pra thjesht si ushtarë të bindur të Edi Ramës.

Bushati: Kemi arritur gjer në pikën kur këto spak-rat e gjkko-rat, se i kanë futur edhe ca emra që të jenë interesante për njerëzit, po përdoren më keq se gjykatat e kohës së Enver Hoxhës.

Arben Ahmetajn, donte ta godiste Rama, tradhtoi Ramën, i shiti dokumentat, nuk e di sa është e vërtetë, pati një fat të vetin, Sali Berisha për ato që ka bërë në këtë vend e pati një fat të vetin.

Kjo është një çështje që nuk ndikonte në politikën e madhe, Beleri dhe këtu duket fiks se si po vepron SPAK dhe GJKKO, pra thjesht si ushtarë të bindur të Edi Ramës.

Më mirë të çonte Elisa Spiropalin në SPAK dhe njerëzit do e dinin dhe do ishin të kënaqur se po na bën drejtësi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Mamicën’.

Por të më shesësh këta me flamur amerikanë si të pavarur dhe ndërkohë veprojnë si ushtarë të Edi Ramës, këtë nuk e ha më njeri në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.