E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bushati, Ramës: Ka edhe më keq, Xi Jinping ka arrestuar 351 persona
Publik News

Bushati, Ramës: Ka edhe më keq, Xi Jinping ka arrestuar 351 persona

Pas përhapjes me shpejtësi në Itali, kryeministri Edi Rama reagoi sot përmes Facebook-ut të tij lidhur me rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga Koronavirusi.

Në vend t’ju shpjegonte qytetarëve masat konkrete dhe spitalet që do të shërbejnë për karantinë, të cilat po i mban sekret, shefi i qeverisë sulmoi menjëherë median, duke kërkuar që populli të mos dëgjojë “mendjen e shthurura”.

Lidhur me këtë sjellje të Ramës ka reaguar analisti Andi Bushati, i cili nuk kursen ironinë.

Sipas Bushatit, ka drejtues regjimesh edhe më keq se Edi Rama, si në rastin e presidentit të Kinës, që ka burgosur 351 persona për përhapjen e lajmeve të rreme në lidhje me koronavirusin.

“Edi Rama ka bërë sot një status kundër atyre që përhapin lajme të rreme për koronavirusin. Deri me tani regjimi kinez i Xi Jinpingut ka arrestuar 351 persona për perhapjen e lajmeve të rreme dhe ka dëbuar tre korespondentë të ‘Wall Street Journal’ për të njëjtën gje. Ka gjithmonë edhe më keq“, shkruan Bushati.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.