E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Buxheti për arsimin/ Basha: Para ka, por hajdutët e Edi Ramës i duan vetëm për vete
Politikë

Buxheti për arsimin/ Basha: Para ka, por hajdutët e Edi Ramës i duan vetëm për vete

Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi sot nga foltorja e kuvendit se e vetmja mënyrë për të zgjidhur ngërçin në arsim, është anulimi i ligjit për arsimin e lartë di dhe dyfishimi i buxhetit.

Sipas tij paratë janë në buxhetin e shtetit për ta bërë të mundur këtë, por nuk ka vullnet nga ana e kryeministrit Rama, i cili paratë e buxhetit po i përdor për orgji dhe lukse.

‘Një familje mesatare shqiptare duhet të kursejë 875 mijë lekë të vjetra në vit, ose 72 mijë lekë të vjetra në muaj, që i bie 35 për qind e pagës mujore, për të çuar fëmijën në Universitet. Të çosh sot një fëmijë në Universitet është një sakrificë shumë e madhe. Ky është skenari i studimeve për 1 student, po për familjet ë aspirojnë të çojnë më shumë se 1 fëmijë në Universitet.

Propozimet e PD për zgjidhjen e këtij ligji të korruptur janë të qarta, dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë. Propozimi ynë është që kjo të përdoret në dy mënyrë. Studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra të përfitojnë subvencion të plotë. Me dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë 38 milionë dollarë duhet ti kalojnë universiteteve publike për subvencionin e studentëve. Para ka për të dyfishuar buxhetin e arsimit të lartë, por nuk ka vullnet. Vullneti i Edi Ramës dhe bandës së tij të hajdutëve është që këto para ti marri dhe t’i shpenzojnë për luks dhe orgji’, deklaroi Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.