Bylykbashi shpjegon risinë e propozimeve të PD për financimin e partive: Shkëputje nga oligarkia
Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore ka komentuar propozimet e reja të Partisë Demokratike lidhur me financimin e partive në zgjedhje.
Për mediat, pas përfundimit të komisionit, Bylykbashi tha se PD e ka nënvizuar që më parë se “duhet të jetë një zgjidhje e vetme që garanton që jo vetëm partitë të financohen sic duhet por edhe transparenca të jetë e plotë e të mos ketë asnjë mundësi për tju shmangur. Ky është qëndrimi ynë e do i qëndrojmë maksimalisht në kuadër të kësaj reforme”.
Bylykbashi veçoi propozimin që tha ai bën shkëputjen e ologarkisë nga partitë politike.
“Reduktim drastik i financimit që merret nga burimet private, duke e cuar në standarte ndërkombëtare, me 66% burime shtetërore, me kufizime të forta për ata që financojnë.
Është një risi në propozimin tonë që ata që kanë marrë para nga taksat e shqiptarëve, me tendera e koncensione, ata nuk mund të financojnë, e gjithashtu kush financon subjektet politike, s’mund të marrë për një periudhë të caktuar tendera apo koncesione nga shteti për të shkëputur maksimalisht kapjen e zgjedhjeve dhe partive politike nga oligarkia”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



