Caktohen gjyqtarët që do të gjykojnë Veliajn dhe 10 personat e tjerë
Është përcaktuar trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si dhe 10 personave të tjerë të përfshirë në të njëjtin proces.
Sipas shortit të hedhur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, trupi gjykues do të përbëhet nga tre gjyqtarë:
- Elsa Ulliri, në rolin e kryesueses
- Flora Hajredini, anëtare
- Besmir Stroka, anëtar
Në këtë çështje, përveç Veliajt, është e përfshirë si e bashkëpandehur edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, së bashku me 17 persona të tjerë.
Procesi pritet të zhvillohet në vijim në Gjykatën e Posaçme, ku do të shqyrtohen akuzat dhe provat për secilin prej të pandehurve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



