E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Caktohet çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina
Ekonomi

Caktohet çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Çmimet e karburanteve në vend kanë pësuar një tjetër ndryshim, pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës. Sipas këtij vendimi, janë përcaktuar kufijtë maksimalë për shitjen e benzinës dhe naftës në tregun vendas.

Referuar njoftimit zyrtar, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (naftën) të standardit SSH EN 590 nuk duhet të kalojë 183 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë është vendosur tavani prej 171 lekë për litër. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me pakicë deri në 170 lekë për litër dhe me shumicë jo më shumë se 158 lekë për litër.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë sot, më 13 qershor 2026, në orën 14:00 dhe do të mbetet në zbatim deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku pritet të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.

Autoritetet kanë paralajmëruar të gjithë operatorët e tregtimit të karburanteve për zbatim rigoroz të çmimeve të përcaktuara. Çdo shkelje e konstatuar do të pasohet me masa administrative, deri në pezullim të aktivitetit.

Në të njëjtën kohë, institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Sa i përket aspektit fiskal, bëhet e ditur se çmimet aktuale janë nën pragjet e përcaktuara nga akti normativ në fuqi. Për këtë arsye, akciza mbi karburantet do të vijojë të zbatohet në nivelin e plotë prej 100%.

Ndërkohë, për sektorin e peshkimit, çmimi i gazoilit mbetet i reduktuar në 88 lekë për litër, në përputhje me përjashtimet ligjore nga taksat dhe akcizat për këtë kategori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.