Celibashi: Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit e ka Lulzim Basha
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi teksa shqyrton kërkesat për resgjirtimin e Partisë Demorkatike në zgjedhjet e 14 Majit është shprehur se të drejtën për të kërkuar regjistrimin e partisë në zgjedhje e ka Lulzim Basha.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi po shqyrton dy kërkesat e përfaqësuesve të PD, për regjistrimin e partisë në zgjedhjet e 14 Majit.
Sipas Clibashit, në perceptimin e tij kreu i PD është Sali Berisha, por kjo duhet të pasqyrohet në një dokument zyrtar.
“Në perceptimin tim Sali Berisha është kryetar i PD por nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin.
Dokumentet tregojnë se kush përfaqëson partinë”, tha Celibashi.
Sa i përket dokumentacionit të dorëzuar në KQZ nga Basha, Celibashi tha se është i paplotë.
“Dokumentacioni i grupit të Bashës nuk është i plotë. Akti autorizues duhet të jetë i qartë”, tha Celibashi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



