E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja e vulës në PD, Berisha paralajmëron Ramën: Mos gabo se po loz me fatin tënd
Lajme

Çështja e vulës në PD, Berisha paralajmëron Ramën: Mos gabo se po loz me fatin tënd

Ish kryeministri Sali Berisha paralajmëroi nga Elbasani kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e vulës së Partisë Demokratike.

Berisha iu drejtua Ramës të mos lozë me fatin e tij ndërsa shtoi se ai po përpiqet të ndalojë regjistrimin e demokratëve në zgjedhje për shkak se ka frikë prej tyre.

“Duhet ta bëjmë natën ditë për të mbështetur kandidatët tanë. Për të mbështetur Luçiano Boçin. Një njeri i cili faktoi besimin te ju. Është nënkryetar partie. Është kryetar i grupit parlamentar. I ka të gjitha. Do t’i lë tha dhe do shkoj të dorëzohem te besimi i qytetarëve të mi dhe unë e përgëzoj. Ne sot vijmë më të përgatitur se kurrë.

Në Tiranë, në Durrës, në Korçë, në Shkodër. Kandidatët tanë janë kandidatët e lirisë. Nuk ka pasaportë më të shkëlqyer se kjo. Ne po transformojmë nëpërmjet lirisë jetën politike të këtij vendi. Ndaj dhe në këtë mision, duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e tij. Jemi para një përpjekje anti-demokratike, anti-kushtetuese të Edi Ramës për të përjashtuar nga zgjedhjet Partinë Demokratike. Unë në emër tuaj dhe demokratëve shqiptarë dua t’i them sot nga Elbasani: Mos gabo se po loz me fatin rëndë.

Ne kemi bërë gjithçka që forcat politike të votojnë të lira. Nuk kemi menduar kurrë të blejmë kryetar opozite. I them këtu se në mënyrë absolute do të kesh fatin që meriton nëse guxon t’i prekësh. Gjykata ia ka njohur PD-së. Ndalon regjistrimin e tyre se ke frikë nga PD. Atëherë bëhu gati të përballesh. Ne do fitojmë qytetet e mëdha dhe qytetet e tjera të Shqipërisë”, deklaroi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.