E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë duan tani? Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK për Veliajn
Lajme

Çfarë duan tani? Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK për Veliajn

Këshilli Bashkiak i Tiranës i është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke kërkuar lejimin e pjesëmarrjes fizike të kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2026.

Sipas kërkesës, pjesëmarrja e kryebashkiakut në këtë proces përbën një detyrim të parashikuar nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore, ndërsa prania e tij konsiderohet thelbësore për garantimin e bashkëpunimit institucional me Këshillin Bashkiak në çështje me interes publik.

Në dokumentin zyrtar, Këshilli Bashkiak thekson se Erion Veliaj ka të drejtë ligjore të marrë pjesë dhe të raportojë në mbledhjet e këshillit, në përputhje me Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, konkretisht nenin 58, pika 4, si dhe nenin 60, që parashikon bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet kryetarit të bashkisë dhe këshillit për çështje të interesit publik.

Po ashtu, referuar Ligjit nr. 68/2017 “Për Financat e Qeverisjes Vendore”, neni 41 parashikon se kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përgatit projektbuxhetin vjetor dhe ia paraqet për miratim Këshillit Bashkiak, çka e bën pjesëmarrjen e tij të domosdoshme në procesin e konsultimit për buxhetin 2026.

Në këtë kuadër, Këshilli Bashkiak i kërkon SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve që, nëse ndaj kryebashkiakut janë vendosur masa kufizuese, të vlerësohet lejimi i përkohshëm i pjesëmarrjes së tij fizike në mbledhjet përkatëse, në një nga datat 16 deri më 18 dhjetor 2025.

Këshilli shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht me institucionet përgjegjëse për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.

Në përfundim, kërkohet që institucionet t’i informojnë me shkrim mbi vendimmarrjen e tyre, duke theksuar rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të së drejtës së kryetarit të bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.