Çfarë ka deklaruar kunati i Erjon Alibejt për armë në BMW
Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë në lidhje me atentatin e dështuar në Elbasan, ku pati dy të arrestuar, Arben Spahiu dhe Arsen Prençi.
Spahiu dhe Prençi janë marrë disa herë në pyetje për BMW X6, armët e gjetura brenda mjetit dhe dokumentet e falsifikuara që i përkisnin Arben Spahiut, kunatit të Erjon Alibejt, duke mohuar faktet.
Sipas asaj që raporotohet në media Spahiu ka pohuar se nuk ka dijeni për mjetin dhe armët.
Ndërsa në lidhje me dokumentet e falsifikuara greke me foton e tij, Spahiu ka thënë se mund të jenë bërë nga dikush që ka dashur t’i bëjë keq.
Prokuroria e Elbasanit po heton ngjarjen, nëse ky grup ka lidhje me Erion Alibejn. Nëse provohet që dy të arrestuarit merrnin urdhra nga Alibej, dosja i kalon SPAK me akuzën për grup të strukturuar kriminal
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



