E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë ndodhi? Putin lë në baltë Serbinë, reagon urgjent Vuçiç
Bota

Çfarë ndodhi? Putin lë në baltë Serbinë, reagon urgjent Vuçiç

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shprehur hapur zhgënjimin e tij ndaj Rusisë, pasi marrëveshja për furnizimin me gaz natyror u ofrua vetëm deri në fund të vitit, ndryshe nga kërkesa e Serbisë për një kontratë trevjeçare.

Vuçiç e lidh këtë vendim me sanksionet e SHBA-së ndaj rafinerisë NIS, e cila është në pronësi të kompanisë ruse Gazprom Neft. Ai ka zhvilluar dy takime me presidentin rus Vladimir Putin këtë vit për të arritur marrëveshjen, por për momentin rezultati ka qenë nën pritshmëri.

“Amerikanët më thanë: ‘Z. President, nënshkruajeni këtë, nuk do të ketë sanksione, vetëm na tregoni se ju duhet kohë për të shtetëzuar industrinë tuaj të naftës.’ Unë u thashë atyre: ‘Kjo është e papranueshme për mua. Vendi ynë nuk është komunist apo fashist dhe nuk na pëlqen të sekuestrojmë kapitalin dhe pronën e të tjerëve.’” – deklaroi Vuçiç.

Ai përjashtoi mundësinë e shtetëzimit të NIS, duke e cilësuar një praktikë të papranueshme, edhe pse ky opsion do të anashkalonte sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj kompanisë.

Aktualisht, Serbia ka rezerva të mjaftueshme për tre muaj, dhe gazin e importon nga Rusia dhe Azerbajxhani, ndërsa ka edhe një depozitë të konsiderueshme për magazinimin e gazit natyror.

Marrëveshja e munguar me Rusinë përfshinte importin e 2.5 miliardë metrave kub gaz në vit, për një periudhë trevjeçare. Por me skadimin e përjashtimeve të përkohshme dhe hyrjen në fuqi të sanksioneve të reja amerikane, çdo shtyrje ose mungesë gazi mund të rrisë presionin ndaj Vuçiçit, i cili tashmë përballet me tension të brendshëm politik në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.