Çfarë ndodhi sot në seancën gjyqësore kundër ish-presidentit Donald Trump
Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ish-Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili përballet me 37 akuza në lidhje me dokumentet e klasifikuara të qeverisë të gjetura në Mar-a-Lago.
Trump dhe ndihmësi i tij, Walt Nauta, fillimisht janë arrestuar dhe më pas kanë dalë para gjykatës, ku u njohën me akt-paditë për akuzat federale. Ndërsa ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte brenda gjykatës, turmat e mbështetësve u mblodhën jashtë godinës duke shprehur përkrahjen e tyre ndaj Trumpit.
Në lidhje me 37 akuzat me të cilat po përballet, Trump u deklarua i pafajshëm. Po ashtu, ndihmësi i tij, Walt Nauta, i akuzuar në këtë çështje, u paraqit gjithashtu në gjykatë.
Siç pritej, pas përfundimit të seancës gjyqësore, Trump udhëtoi me avion drejt klubit të tij të golfit në Nju Xhersi, ku organizoi aktivitetin e parë për mbledhje fondesh për fushatën e tij elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



