E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë po i thotë në vesh Macron homologut të Ukrainës
Lajme

Çfarë po i thotë në vesh Macron homologut të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pritur mëngjesin e së enjtes në takim presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrin e Italisë, Mario Draghi.

Një fotografi e Zelenskyt me presidentin Macron, të cilët duken shumë të afërt gjatë takimit të parë që kur ka nisur lufta në Ukrainë, është bërë virale në rrjetet sociale, raportoi Sky News.

Në foto, Macroni duket sikur është duke i folur në vesh Zelenskyt, ndonëse siç është raportuar, ai vetëm është afruar që ta përqafojë homologun e tij ukrainas.

Zelensky ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me secilin prej tre liderëve në muajt e fundit, duke i akuzuar ata se nuk po mbajnë qëndrim të ashpër ndaj Rusisë.

Megjithatë, udhëtimi i tyre në Kiev shihet si një mundësi për të treguar unitet dhe mbështetje për Ukrainën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.