E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë po ndodh? Policia bastis Bashkinë e Sarandës
Lajme

Çfarë po ndodh? Policia bastis Bashkinë e Sarandës

Zhvillime të forta janë regjistruar sot në Sarandë, ku burime bëjnë me dije se janë kryer bastisje në ambientet e Bashkisë, në kuadër të një hetimi që lidhet me ndërtimet e paligjshme në vijën bregdetare.

Ky aksion i fundit vjen pas ndërhyrjes së zhvilluar një ditë më parë, kur Policia e Shtetit zbuloi një ndërtim pa leje në lagjen nr. 1 të qytetit. Bëhej fjalë për një objekt me disa struktura, një pjesë e të cilave ishin ngritur edhe në ujë, duke zënë hapësirë plazhi në kundërshtim me ligjin.

Çfarë ndodhi dje

Gjatë aksionit të djeshëm në terren:

  • U arrestuan në flagrancë 8 persona që punonin në ndërtim
  • U shpall në kërkim një shtetase, e dyshuar si organizatore e punimeve
  • Ndërhynë IKMT, IMT dhe Policia Bashkiake për prishjen e strukturave të paligjshme

Goditja në polici pas aksionit të djeshëm

Po në vijim të hetimeve të nisura dje, dolën dyshime për mosveprim nga ana e efektivëve të policisë. Për këtë arsye u ndaluan:

  • Komisar Gëzim Bashllari, Shef i Komisariatit Sarandë
  • Nënkomisar Andi Duro
  • Nënkomisar Ajdin Ismailaj
  • Inspektor Robert Çullaj

Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre”, “Veprime arbitrare” dhe “Mosmarrje masash për të ndërprerë paligjshmërinë”.

Ndërkohë, u pezullua edhe Komisar Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për t’u marrë në pyetje.

Bastisje në Bashki

Burime bëjnë me dije se bastisjet e kryera sot në Bashkinë Sarandë lidhen pikërisht me këtë çështje, ku dyshohet për mosveprim institucional apo përfshirje në lejimin e ndërtimeve të paligjshme në bregdet.

Hetimet janë në vijim dhe pritet të zbardhin nëse kemi të bëjmë me një skemë më të gjerë abuzimi, ndërsa nuk përjashtohen zhvillime të tjera në orët në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.