E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë po ndodh? Rama blindon me shpejtësi dyert e Kryeministrisë
Flash

Çfarë po ndodh? Rama blindon me shpejtësi dyert e Kryeministrisë

Në pritje të protestës së paralajmëruar nga Partia Demokratike, strukturat e sigurisë kanë nisur përgatitjet rreth godinës së kryeministrisë. Që të shtunën në mbrëmje, hyrjet e Kryeministrisë janë blinduar me panele metalike dhe konstruksione hekuri, një praktikë që përdoret sa herë priten grumbullime të mëdha qytetarësh përpara institucionit.

Sipas njoftimeve të PD-së, tubimi i së hënës shihet si nisja e një cikli protestash të përjavshme, të konceptuara si një “parlament i hapur” në Bulevard, me podium dhe hapësirë për diskutim publik. Partia paralajmëron se një thirrje për protestë të gjerë kombëtare do të vijojë në javët që pasojnë.

Protesta e 17 nëntorit është e para lëvizje e madhe e opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit. Demokratët e kanë emërtuar atë “Parlamenti para Kryeministrisë”, duke argumentuar se po dalin në rrugë për dy çështje kryesore: aferën e dyshuar prej 50 milionë eurosh të tunelit të Llogarasë—për të cilën SPAK ka marrë si të pandehur ministren Belinda Balluku—si edhe për kufizimet që, sipas tyre, u janë imponuar hapësirave të opozitës në Kuvend.

PD akuzon mazhorancën se po paralizon funksionimin normal të seancave parlamentare dhe njofton se protesta do të vazhdojë pa afat, derisa qeveria të tregojë gatishmëri për reflektim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.