E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë u gjet në Durrës, Peqin dhe Shkodër? Kontrolle blic në burgje
Lajme

Çfarë u gjet në Durrës, Peqin dhe Shkodër? Kontrolle blic në burgje

Një valë kontrollesh të imtësishme është zhvilluar në disa prej institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale në vend, konkretisht në Durrës, Peqin dhe Shkodër, me fokus evidentimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara.

Në Durrës, kontrollet janë përqendruar në ambientet e brendshme të godinës “A”, përfshirë dhomën ku qëndronin katër të paraburgosur. Gjatë verifikimeve, nën jastëkun e njërit prej tyre është gjetur një telefon celular i tipit iPhone, i cili është pranuar si pronë personale. Po në të njëjtën godinë janë zbuluar edhe dy pajisje USB, të cilat janë sekuestruar menjëherë sipas procedurave përkatëse.

Në institucionin e Peqinit, kontrollet kanë përfshirë si dhomat e banimit ashtu edhe hapësirat e përbashkëta. Në zonën e dusheve janë konstatuar dy telefona celularë, një Samsung dhe një Redmi, të cilët janë konfiskuar si sende të ndaluara.

Ndërkohë, në Shkodër kontrollet janë shtrirë në disa ambiente, ku gjatë kontrollit fizik ndaj një të paraburgosuri është gjetur një iPhone së bashku me karikuesin. Personi është izoluar menjëherë dhe është dokumentuar rasti përmes një raporti incidenti. Po ashtu, në hapësirat e përbashkëta janë zbuluar edhe dy telefona të tjerë të së njëjtës markë.

Për çdo rast të evidentuar janë përpiluar procesverbalet përkatëse dhe dokumentacioni i nevojshëm për sekuestrimin dhe administrimin e sendeve të ndaluara. Të gjitha materialet janë referuar për ndjekje të mëtejshme pranë strukturave kompetente, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.