Durim Bami transferohet sërish, këtë herë në burgun e Peqinit
Pas kërkesës së tij për t’u larguar nga burgu 313 drejt atij të Fushë-Krujës, për shkak të shqetësimeve për sigurinë personale, Durim Bami është transferuar sërish nga autoritetet penitenciare.
Gjatë ditës së sotme, ai është zhvendosur nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Fushë-Krujë drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin.
Zyrtarisht nuk janë bërë publike arsyet e këtij transferimi të ri, por burime pranë sistemit të burgjeve bëjnë me dije se çështjet e sigurisë mbeten faktori kryesor që ka diktuar këtë vendim.
Lëvizja e Bamit vjen në një moment kur në të gjithë sistemin penitenciar po zhvillohen kontrolle të shtuara në qeli, përfshirë edhe institucionet e sigurisë së zakonshme. Këto verifikime janë pjesë e një plani masash të ndërmarrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Qëllimi i këtyre kontrolleve është goditja e paligjshmërisë brenda burgjeve, duke sekuestruar telefona dhe sende të ndaluara, si dhe duke kufizuar takimet e posaçme të disa të dënuarve, për të cilët dyshohet se kanë zhvilluar kontakte jashtë rregullave me persona që nuk janë familjarë të tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



