E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfaré u tha pa media  në Këshillin Kombëtar të Berishës, deputetët e PD thirrje për protesta: Rezolutën t’ia çojmë ambasadave dhe…
Lajme

Çfaré u tha pa media në Këshillin Kombëtar të Berishës, deputetët e PD thirrje për protesta: Rezolutën t’ia çojmë ambasadave dhe…

Ish-kryeministri Sali Berisha, mblodhi sot Këshillin Kombëtar së Partisë Demokratike, ku morën pjesë deputetët të opozitës, mbështetës të tij.

Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura, sipas raportimeve nga gazetari Osman Stafa, mësohet se deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj kanë bërë thirrje për protesta si dhe kanë propozuar që rezoluta e ngritura nga ta, të çohet në të gjitha ambasadat në vend.

“Këshilli Kombëtar duhet të jetë në pararojë të aksionit. Ne duhet të jemi në ballë të takimeve. Nuk duhet të kemi iluzion se Rama nuk i ka trembur njerëzit me këto akte.
Ndaj duhet te dalim ne, që të na mbështesin qytetaret. Siç tha Berisha ne kemi bërë protesta dhe më pak njerëz dikur. 500 veta ishim. Na burgosën, si strategji e tyre për të na trembur. Kemi qene në situata jo të lehta, por fituam zgjedhjet. Të dalim ne të parët, t’i japim njerëzve shpresë dhe guxim. Të takojmë strukturat sipas degëve ku jemi të caktuar. Aksioni opozitar ka vijuar në Parlament dhe do vijojë”, tha Paloka.

Ndërsa deputeti demokrat Bujar Leskaj tha se “Këshilli Kombëtar duhet të jetë në pararojë të aksionit. Ne duhet të jemi në ballë të takimeve. Nuk duhet të kemi iluzion se Rama nuk i ka trembur njerëzit me këto akte.

Ndaj duhet të dalim ne, që të na mbështesin qytetaret. Siç tha Berisha ne kemi bërë protesta dhe me pak njerëz dikur. 500 veta ishim. Na burgosën si strategji e tyre për të na trembur. Kemi qenë në situata jo të lehta, por fituam zgjedhjet. Të dalim ne të paret, t’i japim njerëzve shpresë dhe guxim.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.