Champions League/ PSG “torturon” Leverkusen, gjunjëzohet Napoli
Emocione, gola dhe surpriza kanë karakterizuar ndeshjet e javës së tretë të fazës së ligës në Champions League, ku disa prej skuadrave më të mëdha të Europës kanë dhënë një spektakël të vërtetë në fushë.
Inter konfirmon formën e mirë dhe mposht me rezultat të thellë 0-4 ekipin belg Royale Union SG, duke marrë tre pikë të rëndësishme në transfertë.
Një tjetër fitore spektakolare vjen nga kampionët në fuqi, PSG, që nuk lënë vend për dilema dhe triumfojnë 2-7 ndaj Bayer Leverkusen në një ndeshje ku dominuan nga fillimi në fund.
Manchester City tregon qetësi dhe efikasitet, duke marrë një fitore solide 0-2 në fushën e Villarreal, ndërsa Dortmund del me tri pikë nga përballja ndaj Copenhagen, duke fituar me rezultatin 2-4.
Pas një pjese të parë të zbehur, Arsenal shpërthen në fraksionin e dytë dhe mposht bindshëm Atletico Madridin me shifrat 4-0, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt fazës së eliminimit.
Ndërkohë, Napoli zhgënjen në transfertën kundër PSV, ku pëson një disfatë të rëndë 6-2 në Holandë.
Newcastle gjen rrugën e fitores në shtëpi, duke mposhtur Benficën me rezultatin 3-0 dhe duke marrë tre pikë të vlefshme për ecurinë në grup.
Rezultatet e plota:
-
Arsenal – Atletico Madrid 4-0
-
Bayer Leverkusen – PSG 2-7
-
FC Copenhagen – Dortmund 2-4
-
Newcastle – Benfica 3-0
-
PSV – Napoli 6-2
-
Royale Union SG – Inter 0-4
-
Villarreal – Manchester City 0-2
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



