E shtunë, 7 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Ciao bella’, Albana Osmani thumbon Arbanën: S’kemi qenë shoqe
Lajme

‘Ciao bella’, Albana Osmani thumbon Arbanën: S’kemi qenë shoqe

Albana Osmani ka folur hapur për marrëdhënien me Arbana Osmanin, duke sqaruar se mes dy moderatoreve nuk ka pasur miqësi, por vetëm raport kolegial.

E ftuar në emisionin “Se luan Topi”, Albana Osmani u pyet edhe për ngjashmërinë mes emrave të tyre dhe faktin se shpesh janë ngatërruar nga publiku.

“Është thjesht një gërmë që na bën diferencën në emër. Por jemi fizikisht të ndryshme. Kurse rrugëtimi kemi pasur ngjashmëri në formatet që kemi cekur. Ndoshta kjo i bënte njerëzit më lëmsh”, tha moderatorja.

Por përgjigjja e saj u bë më e drejtpërdrejtë kur u pyet nëse Arbana Osmani ka qenë pjesë e rrethit të saj të miqësive.

“Unë nuk kam pasur asnjëherë miqësi, thjesht kolege dhe ‘Ciao bella’. Kaq”, u shpreh Albana Osmani.

Gjatë intervistës, moderatorja foli edhe për konkurrencën në televizion dhe për audicionet në të cilat ka marrë pjesë, por ku në fund janë përzgjedhur moderatore apo kolege të tjera.

E pyetur nëse ishte mërzitur kur audicionin për “Portokalli” e fitoi Ami, Osmani tha se nuk e ka përjetuar si një zhgënjim, edhe pse pranoi se në disa raste ka menduar se ishte më e mirë se personi i përzgjedhur.

“Unë asnjëherë nuk jam mërzitur në rastet kur jam provuar për një program, por është zgjedhur dikush tjetër. Edhe në ato raste, jam ndjerë se isha realisht më e mirë. Më falni për mungesën e modestisë”, deklaroi ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.