E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çifti  Florini që humbën jetën sot, të afërm të Pjerin Ndreut
Flash

Çifti Florini që humbën jetën sot, të afërm të Pjerin Ndreut

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, i ka marrë jetën çiftit Petrit dhe Elona Florini.

Viktimat janë të afërm të kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu ka bërë të ditur se Petrit Florini ishte djali i tezes së tij, duke shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të çiftit.

“Petrit Florini, djali i tezes time, me bashkëshorten Elona Florini, sot humbën jetën tragjikisht në një aksident në Lezhë. Një ngjarje tronditëse për të gjithë ne. U prehshi në paqe, Petrit dhe Elona,” shkruan Ndreu.

Petrit Florini, 53 vjeç, ishte efektiv policie nga Puka, ndërsa bashkëshortja e tij, Elona Florini, 42 vjeçe, punonte si mësuese. Ata udhëtonin me automjetin e tyre kur ndodhi përplasja fatale.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe tre persona që ndodheshin në automjetin tjetër, përfshirë një grua dhe dy fëmijë të mitur, të moshës 6 dhe 2 vjeç. Sipas mjekëve, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga autoritetet përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.