E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cikalleshi kthehet i frymëzuar nga Kombëtarja në kampionatin turk
Lajme

Cikalleshi kthehet i frymëzuar nga Kombëtarja në kampionatin turk

Goli i shënuar me Kombëtaren shqiptare të futbollit në Moldavi dhe që shërbeu për kualifikimin në Euro 2024, duket ka motivuar më shumë Sokol Cikalleshin, i cili sot është bërë protagonisti kryesor i fitores së Koniaspor ndaj Kasimpasa në kampionatin turk. Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar gol dhe ka dhënë asist në suksesin 2-0 të ekipit të tij, që mori një fitore të rëndësishme për t’u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit.

cikalleshi

Në ndeshjen e sotme, Cikalleshi shënoi golin e avantazhit në minutën e 64-t të ndeshjes pas një asisti të shkëlqyer të Morenos.

Më pas, në minutën e 77 ishte ai që dha asistin për Guijerme, i cili shkoi drejt portës dhe lëshoi një gjuajtje të fortë që u ndal në rrjetë duke vulosur fitoren 2-0.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.