E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cilat vende e festojnë të parët Vitin e Ri 2026?
Bota

Cilat vende e festojnë të parët Vitin e Ri 2026?

Nga Paqësori në SHBA, ja oraret e pritjes

Anembanë globit po zhvillohen përgatitjet e fundit për festimet e ndërrimit të viteve, me qytetet kryesore që po bëhen gati për shfaqje spektakolare fishekzjarrësh, dritash dhe ritualesh tradicionale.

Në Times Square të Nju Jorkut, organizatorët kanë zhvilluar tashmë një provë gjenerale për festimet e mbrëmjes së sotme. Një “Top Konstelacioni” i ri, i sapoprodhuar për Vitin e Ri, është montuar në shtyllën ikonike 139 metra të lartë dhe është testuar duke u ngritur dhe ulur përgjatë strukturës. Paralelisht, u testua edhe hedhja tradicionale e konfetit, që mbuloi zonën me copa shumëngjyrëshe festive, duke simuluar momentin kulmor të ndërrimit të viteve.

Ndërkohë, në Londër, autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët dhe turistët që të mos vizitojnë një nga pikat më të njohura të vrojtimit të fishekzjarrëve. Primrose Hill, në zonën Camden, e cila ofron pamje panoramike të kryeqytetit britanik dhe ku vitin e kaluar u mblodhën rreth 30 mijë persona për të pritur Vitin e Ri, do të jetë e mbyllur këtë vit.

Portat e parkut do të mbyllen nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme. Vendimi u mor pas heqjes së policisë së dedikuar të parkut, si pjesë e masave për uljen e kostove.

Një zëdhënës i Royal Parks sqaroi se mbyllja nuk ishte një vendim i lehtë:
“Vitin e kaluar, rreth 30 mijë persona vizituan Primrose Hill për të parë shfaqjen e fishekzjarrëve të organizuar nga kryetari i bashkisë së Londrës për natën e Vitit të Ri. Ky nuk ishte një aktivitet i organizuar zyrtarisht, por një grumbullim spontan në një park të hapur, ku kemi mundësi të kufizuara për të garantuar sigurinë publike.”

Qoftë me fishekzjarrë, shfaqje dritash apo me rënien tradicionale të topit, ndërsa viti 2025 po mbyllet, festimet e Vitit të Ri po shpërthejnë në të gjithë botën, sipas zonave kohore.

Oraret e pritjes së Vitit të Ri sipas zonave kohore

  • 10:00 – Ishujt e Paqësorit, përfshirë Samoan dhe Kiribatin

  • 11:00 – Zelanda e Re

  • 13:00 – Australia

  • 15:00 – Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Japonia

  • 16:00 – Tajvani, Hong Kongu, Kina

  • 17:00 – Tajlanda

  • 18:30 – India

  • 20:00 – Emiratet e Bashkuara Arabe

  • 21:00 – Rusia

  • 22:00 – Afrika e Jugut

  • 23:00 – Gjermania

1 Janar

  • 03:00 – Brazili

  • 05:00 – Nju Jorku

  • 08:00 – Los Anxhelosi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.