E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Magjia e festave të fundvitit në Kamëz
Lajme

Magjia e festave të fundvitit në Kamëz

Qyteti përqafon atmosferën e Vitit të Ri 2026

Kamza është veshur me ngjyrat dhe dritat e festave, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive për qytetarët në prag të Vitit të Ri 2026.

default

Sheshi kryesor i qytetit, pedonalet, liqeni i Parkut të Paskuqanit dhe rrugët e Kamzës janë shndërruar në një hapësirë plot jetë, ku ndriçimet dekorative, instalacionet artistike dhe elementët simbolikë të fundvitit sjellin gëzim dhe energji pozitive.

Në qendër të sheshit spikat pema e Krishtlindjes, dekoruar me drita shumëngjyrëshe, ndërsa instalacioni ndriçues “2026” i jep zonës identitetin e festave dhe krijon një pikë tërheqëse për fotografi.

Qytetarët, familjet dhe fëmijt shijojnë ambientin festiv dhe aktivitetet argëtuese të organizuara.

Hapësirat e lojërave të dedikuara për fëmijë, figurat ndriçuese dhe zonat e dedikuara për shëtitje e kanë kthyer sheshin e Kamzës në një destinacion të preferuar gjatë këtyre ditëve festive, duke forcuar ndjenjën e komunitetit dhe bashkimit.

Atmosfera festive do të vijojë gjatë gjithë periudhës së fundvitit, duke i dhënë qytetit një frymë pozitive dhe duke përcjellë mesazhin e shpresës dhe fillimeve të reja për Vitin e Ri 2026.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.