E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
20 të lënduar nga fishekzjarret, 13-vjeçarja shpëton mrekullisht nga plumbi qorr
Lajme

20 të lënduar nga fishekzjarret, 13-vjeçarja shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

As fillimi i këtij viti nuk ka kaluar pa incidente të lidhura me përdorimin e fishekzjarrëve. Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, hedhja e mjeteve piroteknike ka sjellë pasoja për disa qytetarë në zona të ndryshme të vendit.

Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 01:30, në rang kombëtar janë regjistruar 20 persona të lënduar, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mes të plagosurve është edhe një vajzë 13-vjeçare, e cila ka marrë dëmtime të lehta në parakrah në zonën e Vaqarrit, ku dyshohet se është goditur nga një plumb qorr.

Pjesa më e madhe e rasteve është shënuar në kryeqytet, me 16 persona të lënduar në Tiranë. Ndërkohë, dy raste janë raportuar në Durrës, ndërsa nga një rast është shënuar në Lezhë, Fushë-Arrëz dhe Korçë.

Policia e Shtetit bën me dije se strukturat në të gjithë territorin vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë. Forcat policore po monitorojnë qarkullimin rrugor, zonat ku zhvillohen aktivitete festive, si dhe situatën e sigurisë në përgjithësi, për të parandaluar ngjarje të tjera dhe për të garantuar rendin publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.