“Cironkat po i kapin që të mbulojnë lidhjet e Vangjush Dakos me krimin”
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se arrestimet e ish zyrtarëve ditën e djeshme janë një lojë e mirëorkestruar nga ana e Ramës, me qëllimin për të shpëtuar nga prangat kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
I ftuar në rubrikën Opinion në Neës24, Paloka u shpreh se prej kohësh tashmë kryebashkiaku Dako është vënë në përgjim nga dhe në bazë të të dhënave, rezulton se ai është në kontakt me bandat kriminale të qytetit dhe jo vetëm. Deputeti i PD-së thekson se arrestimet e djeshme u bënë për të mbrojtur “peshkun e madh” Dako.
“Prokuroria që e kemi akuzuar si të njëanshme dhe të kapur nga Rama, po godet persona të lidhur me pushtetin, me PS. Pra në pamje të parë kemi të bëjmë me një akt që duhet të duartrokitet. Por në fakt nuk është ashtu. Është dosja në prokurori që mban numrin 339, e vitit 2016. Është kjo dosje që kanë nisur përgjimet e Dakos. Nuk janë të njëjtat çështje. Kjo dosje u denoncua nga zoti Basha dhe më pas ka pasur u dërgua padia nga Dako në gjykatë për kryetarin e PD, ku ai e akuzoi për shpifje. Hilja që ka bërë këtë herë prokuroria është se e ka fshehur këtë dosje”, tha Paloka.
Paloka shkoi më tutje duke thënë se në përgjime të tjera, rezulton se edhe Ministrat Damian Gjiknuri e Arben Ahmetaj janë të përfshirë në komunikime me eksponentë të krimit të organizuar.
“Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj dalin në komunikime me elemente kriminal në shitja-blerjen e votave. Kanë dosje të tjera, nuk është e njëjta dosje. Bëhet fjalë për zgjedhjet e 2017-ën. Janë të faktuara. Shpërthimi i kësaj dosje nuk vjen as nga vullneti e dëshira e Ramës. Është DEA dhe Gjermania që erdhi dhe e detyroi këtë qeveri që të veprojë. Rama po përpiqet që të shpëtojë kokat. Kjo beteje e Ramës bëhet për të shpëtuar këta elementë që përmendja dhe veten e tij. Historia e kësaj dosje nuk ka mbaruar. Ata që e kanë nxitur këtë dosje, s’kanë mbaruar punë. Ka një bazë amerikane sigurie në gjermani ku shumë deputetë, kanë zhvilluar kurse ku jepet edhe informacion. Që prej 2015-ën kam qenë aty, ku flitej për kthim të Shqipërisë në nyje të kokainës”, theksoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



