Çmenden kompanitë e telefonisë celulare
Tre kompanitë e telefonisë celulare Vodafone Albania, Albtelecom dhe Telekom Albania së fundmi kanë ndryshuar çmimet e paketave të shërbimeve telefonike për klientët me parapagesë dy here brenda vitit.
Ndryshimet e bëra nga operatorët telefonikë në kohëzgjatjen dhe çmimin e paketave nuk kanë ardhur si rezultat i ofrimit të një shërbimi më të mirë për klientët të cilët janë totalisht të pa mbrojtur nga rritja e çmimeve.
Në këtë rast, shteti duhet të luajë rolin e tij si rregullator i tregut për të siguruar stabilitet çmimesh për të mbrojtur konsumatorin, shmangien e praktikave jo-konkuruese dhe diskriminuese si dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.
Ka një ligj ( ende ) në Shqipëri për mbrojtjen e konkurencës.
Nëse në të njejtën ditë gjithë kompanitë që operojnë me shërbimin e telefonisë së lëvizshme ngrenë çmimet, TË PAKTËN hyn në lojë autoriteti përkatës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






