E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çmimet e ushqimeve, shpërthen Braçe: Po zhvasin konsumatorët!
Lajme

Çmimet e ushqimeve, shpërthen Braçe: Po zhvasin konsumatorët!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj rritjes së ndjeshme të çmimit të shalqirit në treg, duke ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj tregtarëve për abuzim në dëm të fermerëve dhe konsumatorëve.

Sipas tij, në zonën e Divjakës, fermerët kanë shitur për javë të tëra shalqirin me vetëm 6 lekë për kilogram, ndërkohë që i njëjti produkt ka përfunduar në tregjet e zonave turistike me çmime që arrijnë deri në 30 lekë për kilogram.

Braçe e cilësoi këtë diferencë të pajustifikuar si një praktikë të padrejtë, që dëmton jo vetëm bujqit, por edhe konsumatorët dhe sektorin e turizmit. Ai theksoi se ndërsa fermerët punojnë pa fitim, shpesh edhe me humbje, tregtarët përfitojnë ndjeshëm nga kjo situatë.

Në reagimin e tij publik, deputeti nënvizoi se për çdo kilogram shalqiri, tregtarët llogarisin rreth 10 lekë shpenzime dhe 10 lekë fitim, ndërsa diferenca e mbetur mbetet e paqartë, por sipas tij përfundon sërish në favor të tyre.

“Për 40 ditë me radhë, bujqit e kanë shitur shalqirin pa asnjë fitim, ndërsa tregtarët kanë përfituar ndjeshëm nga kjo situatë. Kjo nuk është tregti, por një formë zhvatjeje”, është shprehur Braçe.

Ai paralajmëroi se kjo mënyrë funksionimi rrezikon të dëmtojë zinxhirin ekonomik, duke goditur prodhimin vendas dhe duke rritur kostot për turistët gjatë sezonit veror.

Deputeti socialist u bëri thirrje tregtarëve të reflektojnë dhe të shmangin rritjet e pajustifikuara të çmimeve, duke theksuar se një situatë e tillë në afat të gjatë dëmton të gjithë aktorët e tregut, përfshirë edhe vetë ata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.