E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çollaku: Balluku dhe AKSHI struktura kriminale, qendra në Kryeministri
Lajme

Çollaku: Balluku dhe AKSHI struktura kriminale, qendra në Kryeministri

Gazetari Basir Çollaku ka hedhur akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke i cilësuar si struktura kriminale që, sipas tij, e kanë qendrën e veprimit brenda Kryeministrisë.

Çollaku u shpreh se vendi i zëvendëskryeministres, e cila është marrë e pandehur, nuk është në zyrë, por në qeli. Ai theksoi se abuzimet me tenderat nuk kufizohen vetëm në rastet e bëra publike deri tani, pasi sipas tij, në dosjen e Prokurorisë së Posaçme ka edhe fakte të tjera shumë më të rënda që ende nuk kanë dalë në dritë.

Duke folur për ankimimin e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet ta shqyrtojë çështjen më 22 janar, gazetari nënvizoi se kjo gjykatë ka përpara një moment vendimtar, pasi vendimi që do të marrë duhet të shërbejë si precedent për raste të ngjashme në të ardhmen. Çollaku shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese ndodhet nën presion politik nga Kryeministri, duke e konsideruar atë si të vetmin institucion të drejtësisë ku, sipas tij, ende ushtrohet ndikim.

Ai shtoi se në SPAK ndodhen edhe tendera të tjerë me vlera miliardëshe dhe se hetimet janë shumë më të thella nga sa perceptohet publikisht. Sipas Çollakut, dosja ndaj Ballukut ka qenë e gatshme për vendimmarrje prej rreth një viti e gjysmë, por procesi është zvarritur në mënyrë të pajustifikuar.

“Çfarë e pengoi marrjen e vendimit për kaq gjatë? Unë them se ndërhynë interesa të tjera dhe erdhi radha e tyre. Çfarëdo që të vendoset më 22 janar, jam i bindur se SPAK do ta ripërsërisë kërkesën për arrest me burg për Belinda Ballukun. Destinacioni final është qelia, sepse ajo që ende nuk ka dalë është edhe më e rëndë. Bëhet fjalë për dy struktura kriminale që operojnë nga Kryeministria: AKSHI dhe vetë Belinda Balluku”, deklaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.